BROOKLYNI FITON DUELIN E PARË NDAJ MILWAUKEET
Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Netsi e ka fituar duelin e parë gjysmëfinal të lindjes ndaj Milwaukee Bucksit në ”play off” të NBA-së.
Skuadra që sivjet cilësohet favorite për ta fituar titullin edhe pse luajti pa njërin prej tri super-yjeve, James Hardenin, arriti të mposhtë Milwaukeen e Giannis Antetokounmpos me rezultat 115-107.
Ndeshja ishte tejet interesante me pjesën e parë që u mbyll ngushtë në favorin e Nets(61-63) e njejtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë me Nets që fituan thellë çerekun e tretë(35-23), përderisa Bucks e fituan të katërtin(17-23), por që ishte i pamjaftueshëm për fitore, pas minusit nga i dyti dhe i treti.
Kevin Durant me 29 pikë e 10 kërcime, Kyrie Irving me 25 pikë e 8 asiste, si dhe Joe Harris me 19 pikë, ishin individët më të dalluar në kte fitore tejet me rëndësi për Nets.
Te Milwaukee s’mjaftuan për fitore, Giannis Antetokounmpo me 34 pikë e 11 kërcime e as Brook Lopez me 19 pikë.
Brooklyn Nets e merr avantazhin fillestar të kësaj serie gjysmëfinale të lindjes ndaj Milwaukeet në 1-0 e ndeshja e rradhës zhvillohet nesër.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=R2bqgv_De4k
Komentet janë të mbyllura.