Basketboll

ZARA E JAN PALOKAJT THYEN DOMINIMIN E CIBONËS DHE CEDEVITËS, SHPALLET KAMPIONE E KROACISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra legjendare kroate, Zara është shpallur kampione e Kroacisë për edicionin e sivjetmë 2020/21, pas 12 vitesh pritje.

Ekipi kroat që sivjet u drejtua nga timonieri, Veljko Mrsis, ka arritur të fitojë titullin e Kroacisë pas fitores në ndeshjen e pestë të serisë finale ndaj Splitit me rezultat të thellë 84-57 dhe me seri të përgjithshme 3-2.

Të kujtojmë se me Zarën prej vitesh paraqitet edhe basketbollisti me prejardhje nga Peja e Kosovës, Jan Palokaj dhe i cili në ndeshjen e djeshme vendimtare të Zarës u shfaq në parket për 4 minuta, por pa arritur të lërë gjurmë me realizime.

Palokaj luajti me Zarën edhe në ABA Ligë, por edhe në elitën e Kroacisë dhe kishte një stinor tejet të mirë dhe për tu vlerësuar.

Ky ishte titulli i katërt i kampionit të Kroacisë në histori të klubit të Zarës, teksa ekipi nga qyteti me po të njëjtin emër ka edhe 6 tituj kampioni dhe 1 kupë(të ish-Jugosllavisë) 8 kupa të Kroacisë dhe 1 titull të ABA Ligës.

Vlen të ceket se në vitet e paraluftës, kur Zara e kishte shkëlqimin më të madh për ta u paraqit edhe legjenda e basketbollit kosovar dhe mbarëshqiptarë, Ferit Zekolli.

/AsistiOnline.com/

Në fotografi, Jan Palokaj me trofeun e fituar me Zarën. Credits photo: KKZadar.Hr

Komentet janë të mbyllura.