Basketboll

BOOM: LOJTARËT ME DOUBLE – DOUBLE’AT MË MONSTRUOZË SIVJET 9

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me lojtarët që patën rekordin e double-double’at më monstruozë për ndeshje sivjet

Për shkak të qendrave shumë kualitative dhe atraktive që luajtën në Superligë sivjet patëm shumë double-double fantastik por pa dyshim se vendin e parë e mbanë Brandon Walters me double double-in më monstruoz sivjet: 32 pikë dhe 24 kërcime të cilat i arriti kundër Bashkimit më 20 mars 2021.

I dyti në këtë listë të veçantë është Emmanuel Omogbo i cili realizoi 36 pikë e 15 kërcime kundër Prishtinës më 24 shkurt. Ivan Koljeviqi mbanë pozitën e tretë me 26 pikë dhe hiq më pak se 15 asistime, shifra këto që i arriti me 18 mars kundër Golden Eagle Yllit. Vendi i katërt shkon për vendorin e vetëm në këtë listë Drilon Hajrizin, i cili sa ishte tek Peja arriti statistika të frikshme prej 29 pikë dhe 17 kërcime kundër Rahovecit me datën 19 dhjetor. Për pozitën e pestë në këtë listë të frikshme pati vend edhe për Obinna Olekan që luajti me 25 pikë dhe 19 kërcime në ndeshjen të cilën Bashkimi e humbi pas vazhdimeve nga Rahoveci më 27 mars.

BRANDON WALTERS FUQI DOMINUESE

  1. BRANDON WALTERS     (LIP)                           32 PIKË, 24 KËRCIME.
  2. EMMANUEL OMOGBO   (PPZ)                          36 PIKË, 15 KËRCIME.
  3. IVAN KOLJEVIQ              (TRE)                          26 PIKË, 15 ASISTIME.
  4. DRILON HAJRIZI            (PEJ)                           29 PIKË , 17 KËRCIME.
  5. OBINNA OLEKA              (BASH)                       25 PIKË, 19 KËRCIME.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.