DURANT I ‘VETËM’ PËRBALLË MILWAUKEET, NDESHJA EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION
Prishtinë(AsistiOnline) – Seria fantastike në mes Milwaukee Bucks dhe Brooklyn Nets e vlefshme për gjysmëfinalet e lindjes po vazhdon edhe më tutje, këtë herë në program do jetë ndeshja e pestë mes skuadrave e cila luhet në “Barclays Center” të mërkurën me fillim nga ora 02:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Deri më tani këto gjysmëfinale po shkojnë në balancë totale teksa të dy skuadrat kanë marrë nga dy fitore dhe po barazojnë 2-2 në serinë nga ku skuadra e parë që fiton 4 përballje kalon tutje në finalen e lindjes.
Padyshim përballja kryesore këtë herë do jetë mes Giannis Antetokounmpo dhe Kevin Durant, kjo pasi këtë herë Nets do të vuajnë mungesat e dy yjeve të tjerë Irving dhe Harden të cilët janë lënduar, me mungesën e Kyrie Irving që është veçse e konfirmuar teksa vetëm një mrekulli do e kthente “mjekrrën”, James Harden në parket për këtë përballje.
Milwaukee, 5-shja e mundshme startuese:
Holiday, Middleton, Antetokounmpo, Tucker, Lopez.
Brooklyn, 5-shja e mundshme startuese:
James, Harris, Durant, Green, Griffin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.