Basketboll

MILWAUKEE FITON NDAJ NETS, FINALISTI VENDOSET NË NDESHJEN E SHTATË!

Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks ka arritur të fitojë duelin ‘jetik’ ndaj Brooklyn Nets në Konferencën Lindore të NBA-së.

Bucks ka triumfuar ndaj Nets me rezultatin e përgjithshëm 104-89.

Khris Middleton ishte i jashtëzakonshëm në këtë fitore të Bucks me double-double(38pk, 10krc), ndihmuar edhe nga Giannis Antetokounmpo poashtu me double-double(30pk, 17krc).

Te Nets s’mjaftuan për fitore, Kevin Durant me 32 pikë e 11 kërcime e as James Harden me 16 pikë.

Kjo fitore e Bucks e barazon serinë gjysmëfinale me Nets në 3-3 dhe finalisti i dytë i Konferencës së Lindjes përcaktohet në ndeshjen e shtatë.

Ndeshja e shtatë do të luhet në Brooklyn më datën 20 qershor në ora 02:30 pas mesnate me kohën tonë.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=m7gJu2VeebA

 

Komentet janë të mbyllura.