Basketboll

VENDOSET EMRI I RI I SKUADRËS SË PONTE PRIZRENIT, PAS TËRHEQJES SË SPONZORIT GJENERAL

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra elitare kosovare e Ponte Prizrenit në stinorin e ri do të garojë me emërtim të ri për dallim nga vitet e kaluara.

Nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, klubi simpatik nga Prizreni ka njoftuar se në Kuvendin e Punës së klubit, është vendosur që pas tërheqjes së sponzorit gjeneral të ndryshohet emri i ekipit.

Pra në stinorin e ri skuadra prizrenase do të quhet, KB Ponte Prizreni 2016 e jo më si deri tani, Ponte Prizreni dhe ky emërtim hyn në fuqi nga dje.

Komunikata e plotë për media nga KB Prizreni 2016:

KOMUNIKATË PËR MEDIA :- NGA KUVENDI I RREGULLT I PUNËS KB PRIZRENI – 2016.

KB PRIZRENI -2016 mbrëmë mbajti Kuvendin e rregullt të punës ku në rend të ditës ishin pikat:

– Aprovimi i raportit të punës

– Aprovimi i raportit financiarë
– Ri emërimi i klubit pas tërheqjes së sponzorit gjeneral “ Ponte”.
– Të tjera.

Nga gjithsej 20 delegatë të klubit prezent ishin 17, ku me shumicë të aprovuar u zgjedhën : kryesuesi, procesmbajtësi, komisioni verifikues dhe kryesia punës.

Kuvendi aprovoi një zëri raportin e punës dhe njëkohësishtë aprovoi edhe raportin financiar me asnjë votë kundër apo apstenim.

Kuvendarët komplimentuan strukturat udhëheqëse të klubit për pasqyrën financiare duke kryer gjitha raportet e auditimit, pagues të rregullt të tatimeve në ATK si dhe pagesa e Trustit e kontributeve të lojtarëve, stafit teknik, duke u paguar të gjitha me bank.

Kuvendi i klubit miratoi pro-propozimin e kryetarit të klubit z.Zgjim Kryeziu që emërtimi i klubit të jetë KB PRIZRENI 2016 pas tërheqjes së sponzorit gjeneral PONTE , ku vlersojm që janë më meritorët për të arriturat në Superligë në 3 edicionet e fundit për mos të anashkaluar edhe donatorët tjerë.

Kryesuesi mbylli Kuvendin dhe falenderoj të pranishmit.Për çdo detaj ne si klub do dërgojm procesin e Kuvendit , Federatës së basketbollit të Kosovës.

 

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.