Basketboll

ZALGIRISI RIKTHEN KALNIETISIN PAS PESË VJETËSH

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe lituaneze, Zalgiris Kaunas që luan rregullit në Euroligë e ka rikthyer në skuadër veteranin, Mantas Kalnietis.

Mantas ka nënshkruajtur një kontratë dy-vjeçare me Zalgiris Kaunas, njoftoi sot vetë klubi.

Kalnietis, 34 vjeç, kishte bërë debutimin e tij me Zalgirisin në basketbollin profesionist dhe rikthehet prapë tek klubi ku bëri emër.

Kaunas është shtëpia ime dhe Zalgiris është më shumë sesa thjesht një ekip. Kur u largova, gjithmonë e dija se do të doja të kthehesha me kushtin që do të isha i nevojshëm. Kur u ktheva në Lituani, fola me trajnerin dhe ishte e qartë që ishim të dy në një linjë. Të dy palët ishin të interesuara për të gjetur një marrëveshje dhe gjithçka tjetër u zhvillua shpejt“, tha kapiteni i ekipit kombëtar të Lituanisë.

Kalnietis sivjet kishte mesatare prej 8.7 pikëve, 7.1 asistimeve dhe 2.8 kërcimeve në EuroCup këtë sezon, pasi skuadra e tij arriti në çerekfinale të kësaj gare.

Kalnietis është lojtar me përvojë të madhe në basketbollin evropian, duke luajtur për skuadra sikurse, Zalgiris, Lokomotiv Kuban, Olimpia Milano, ASVEL.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.