Basketboll

AYTON VENDOS, PHOENIXI DYFISHON AVANTAZHIN E SERISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Sunsi e ka dyfishuar avantazhin e serisë në konferencën perëndimore të NBA-së.

Skuadra e Suns ka arritur të mposhtë LA Clippersin edhe në takimin e dytë me rezultat maksimalisht të ngushtë 104-103.

Ishte qendra e Suns, Deande Ayton që vendosi fituesin e kësaj ndeshje me një alley-oop 0.9 sekonda pa përfunduar ndeshja, ia fitoi dramën Sunsit.

Cameron Payne me 29 pikë, Deandre Ayton me 24 pikë e 14 kërcime, si dhe Devin Booker me 20 sosh, ishin tre individët kryesorë në këtë fitore të madhe të Suns.

Te Clippers s’mjaftuan për fitore, Paul George me 26 pikë e as Reggie Jackson me 19 sosh.

Phoenix Sunsi e thellon serinë finale të Perëndimit ndaj Clippers në 2-0 dhe ndeshja e tretë zhvillohet më 25 qershor nga ora 03:00 pas mesnate.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.