MËSOHET ÇIFTI I PARË GJYSMËFINAL I EUROBASKETIT PËR FEMRA!
Prishtinë(AsistiOnline) – Është mësuar çifti i parë gjysmëfinal i Eurobasketit për femra që po zhvillohet në Francë dhe Spanjë.
Bjellorusi – Francë, do të jetë takimi i parë gjysmëfinal i këtij Eurobasketi.
Bjellorusia kaloi në gjysmëfinale pas fitores ndaj Suedisë në çerekfinale me rezultat 58-46.
Ndërsa, Franca e mposhti befasinë e këtij Evropiani, Bosnje Hercegovinën me shifrat e përgjithshme 80-67.
Në dy çerekfinalet e tjera që luhen sonte, takohen Belgjika – Rusia dhe Serbia – Franca.
/AsistiOnline.com/�
Komentet janë të mbyllura.