Basketboll

TURQIA KONFIRMON SKUADRËN PËR OLIMPIADË, I BASHKOHEN KATËR YJE NGA NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Turqia sot lëshoi listën me 14 lojtarët e saj, me të cilët do të luajë në Kanada për Turneun Kualifikues Olimpik.

Ersan Ilyasova(Utah) dhe Furkan Korkmaz(Philadelphia) u konfirmuan së bashku me dy  lojtarët e tjerë të NBA-së: Cedi Osman(Cleveland) dhe Omer Yurtseven(Miami).

Metecan Birsen, Sehmus Hazer, Sadik Kabaca, Shane Larkin, Melih Mahmutoglu, Dogus Ozdemiroglu, Sertac Sanli, Alperen Sengun, Bugrahan Tuncer dhe Berk Ugurlu, janë lojtarët e tjerë që do paraqiten me Turqinë.

Turqia do të garojë për një vend në Lojërat Olimpike në Victoria të Kanadasë javën e ardhshme. Ndeshja e parë e tyre do të jetë kundër Uruguait më 29 qershor. Republika Çeke ndodhet gjithashtu në Grupin B me to, ndërsa Kanadaja, Kina dhe Greqia në Grupin A.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.