Basketboll

FRANCA FINALISTJA E PARË E EUROBASKETIT PËR FEMRA

Prishtinë(AsistiOnline) – Franca është skuadra e parë finaliste e Eurobasketit për femra.

Vashat franceze kanë triumfuar në gjysmëfinale ndaj atyre të Bjellorusisë 61-73.

Endene Miyem me 24 pikë e 7 kërcime, Marine Johannes me 9 pikë, si dhe Gabrielle Williams me 8 sosh, ishin lojtaret më të dalluara në këtë fitore shumë të rëndësishme të francezeve sot.

Te bjelloruset s’mjaftuan për fitore, Alexandria Bentley me 23 pikë dhe Anastasiya Verameyenka me 14 pikë e 13 kërcime.

Me këtë fitore, Franca kualifikohet në finale të Eurobasketit për femra, ndërsa atje e pret fituesin e duelit, Serbi-Belgjikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.