EKSKLUZIVE: KËTA KATËR BASKETBOLLISTË VAZHDOJNË KONTRATAT ME KB PRIZRENIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej klubeve më të organizuara në basketbollin e Kosovës viteve të fundit, KB Prizreni pritet që edhe sivjet të jetë arrë e fortë për kundërshtarët.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se bardhezinjët kanë arritur ti mbajnë në skuadër katër basketbollistët kryesorë vendorë.
Bëhet fjalë për lojtarët: Arti Hajdari, Urim Zenelaj, Qëndrim Ajazaj dhe Blend Matoshi të cilët do jenë pjesë e prizrenasve për së paku edhe një stinor.
Lajmi në fjalë pritet që shumë shpejtë të konfirmohet edhe nga klubi i Prizrenit që synon edhe sivjet të jetë pjesë e luftës për trofe në basketbollin e Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.