Basketboll

ZYRTARE: MIKAILE TMUSIQ RIKTHEHET NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti nga Mali i Zi, por me pasaportë kosovare, Mikaile Tmusiq është rikthyer në basketbollin e Kosovës.

28 vjeçari i lindur në Pejë, ka nënshkruajtur me skuadrën e Golden Eagle Yllit.

Tmusiq që luan edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, në të kaluarën ka luajtur te Bashkimi e Sigal Prishtina, derisa në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës malazeze, KK Podgorica.

Aloja malazeze me Podgoricën pati mesatare prej, 8.5 pikë, 2.8 kërcime e 2.4 asiste.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.