ATLANTA FITON EDHE PA TRAE YOUNGUN, BARAZOHET SERIA ME BUCKS!
Prishtinë(AsistiOnline) – Atlanta Hawks e ka barazuar serinë finale të Lindjes me Bucks.
Edhe pse pa super-yllin e skuadrës, Trae Young, Hawks arritën që me lojë fantastike ekipore të mposhtin Milwaukeen me shifrat e thella 110-88.
Lou Williams me 21 pikë e Bogdan Bogdanovic me 20 pikë, ishin dy basketbollistët më të dalluar në kte fitore të Hawks.
Te Bucks që humbën edhe super-yllin Giannis për shkak të lëndimit u dalluan, Jrue Holiday me 19 pikë e Khris Middleton me 16 pikë.
Me këtë fitore, Atlanta barazon serinë finale të Konferencës Lindore me Milwaukeen(2-2) dhe ndeshja e pestë mes tyre zhvillohet me 2 korrik nga ora 02:30.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=257m4Ku0c2M
Komentet janë të mbyllura.