Basketboll

KROACIA ME SHUMË TELASHE ARRIN FITOREN E PARË NË GRUP

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kombëtare e Kroacisë e ka arritur fitoren e parë të grupit në kualifikime për Lojërat Olimpike që sivjet mbahen në Japoni.

Shumë më vështirë se që ishte pritur, kroatët fituan ndaj Tunizisë me rezultatin 75-70.

Mario Hezonja me 27 pikë e 8 kërcime, Ante Zizic me 14 pikë e 12 kërcime, si dhe Bojan Bogdanovic me 14 sosh, spikatën në këtë triumf për kroatët.

Te Tunizia s’mjaftuan për fitore, Radhouane Slimane me 15 pikë e as Oussama Marnaoui me 14 sosh.

Kroacia arrin fitoren e parë në grupin B3, Brazili ka dy fitore e Tunizia me 2 humbje nga po aq ndeshje të luajtura.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.