Basketboll

SUNS MPOSHTIN PËRSËRI MILWAUKEEN, I AFROHEN TITULLIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Suns i janë afruar edhe më shumë titullit të NBA-së, që për ta do të ishte historik.

Skuadra e Monty Williamsit ka arritur që të mposhtë edhe në finalen e dytë, ekipin e Milwaukee Bucksit me rezultat final 118-108.

Devin Booker me 31 pikë, 5 kërcime e 6 asiste, Mikal Bridges me 27 pikë e Chris Paul me 23 sosh, spikatën në këtë fitore me shumë vlera për Suns.

Te Bucks ishin të pamjaftueshme për fitore, 42 pikë, 12 kërcime e 4 asiste të Giannis Antetokounmpos, si dhe 17 të Jrue Holiday.

Me këtë triumf të Phoenixit, serina finale e NBA-së thellohet në 2-0 ndaj Bucks dhe ndeshja e tretë e serisë zhvillohet më 12 korrik nga ora 02:00 pas mesnatës me kohën tonë lokale.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=UKkCDP_mdxk

Komentet janë të mbyllura.