Basketboll

GOLDEN EAGLE YLLI KONFIRMON TRANSFERIN E DYTË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli e ka zyrtarizuar edhe transferin e dytë të huaj në skuadër.

Therandasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Rashun Davis.

28 vjeçari i lindur në Charlotte, është gjatë 182 centimetra dhe luan në pozitën e fundorit.

Davis në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës elitare boshnjake, Siroki Brijeg dhe në 18 ndeshje të zhvilluara luajti me mesatare, 16.3 pikë, 4.7 asiste e 3.4 kërcime për ndeshje, përpos ligës kombëtare me Sirokin, Davis u paraqit edhe në ABA Liga 2.

Davis në Evropë ka luajtur edhe në Sllovaki(Lucenec), Slloveni(Rogaska), Kaposvari(Hungari).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.