Basketboll

KOSOVA MPOSHTET EDHE NGA RUMANIA (U-20F)

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas tri ndeshjeve të luajtura në Evropian, Përfaqësuesja e Kosovës U-20 te femrat e ka pësuar edhe disfatën e tretë.

Vashat kosovare kësaj rradhe janë mposhtur nga Rumania me shifrat 80-64 edhe pse në pjesën e parë ishin duke triumfuar(38-43).

Në këtë humbje të Kosovës sot u dalluan, Agnesa Rrahmani me 23 pikë, Diellza Dekaj me 13, si dhe Astera Tuhina e Tringa Ukaj me nga 10 sosh.

Te Rumania në fitore u dalluan, Eva Petrof me 25 pikë e Bianca Nan me 13 sosh.

Ndeshjen e fundit në  FIBA Women’s Challanger që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore, Kosova e zhvillon nesër ndaj nikoqires së turneut, Maqedonisë nga ora 21:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.