Basketboll

PJESA E DYTË FATALE, KOSOVA U20 MPOSHTET THELLË NGA BJELLORUSIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U-20 e ka nisur me humbje grupin E në European Challengers për meshkujt.

Dardanët e rinjë i bën ballë ekipit bjellorus në pjesën e parë, pasiqë rezultati ishte i ngushtë(43-34).

Derisa pjesa e dytë ishte fatale, pasiqë ekipi kosovar u ç’orientua dhe bjellorusët e shfrytëzuan këtë për të arritur fitore të thellë 101-60.

Mirlind Zekaj e Rron Thaçi me nga 16 pikë, si dhe Fatlind Shoshaj me 10 sosh, u dalluan te Kosova me pikë dyshifrore.

Te Bjellorusët në fitore spikatën, Artsem Sekushenka me 17 pikë e Aliaksei Navoichyk me 13 sosh.

Ndeshjen e dytë në këtë turne, Kosova e zhvillon nesër ndaj Hungarisë nga ora 19:30.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.