EKSKLUZIVE: ADIS BEQIRAGIQ PO E DËSHIRON ME ÇDO KUSHT SHIRKON TE YLLI
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit që pothuajse e ka kompletuar rosterin për edicionin e ri të garave, po e kërkon me ngulm një ish-lojtar të Pejës
Në fakt, kryetrajneri i therandasve Adis Beqiragiq ka shfaqur interesim të madh për të dhe sipas asaj që ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com, turko-boshnjaku po dëshiron që ta ketë me çdo kusht në rradhët e veta atë.
Burime të AsistiOnline.com kanë potencuar se Beqiragiq dhe Ylli janë duke e kontaktuar vazhdimisht ish-yllin e Pejës, Henrik Shirkon por që e ardhmja e lojtarit ende mbetet në pikëpyetje.
Mbetet të shihet ditëve në vijim se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit nga Shibenka e Kroacisë, pasiqë po i njëjti ditë më parë kishte ardhur për vizitë në Pejë, siç kishte thënë ai tek miqtë e tij, por menjëherë është aluduar për një rikthim të mundshëm të tij te Peja.
Duket se arsyeja kryesore pse Beqiragiq po kërkon ta transferojë Shirkon te Ylli, është fakti se në stinorin 2019/20 ai e kishte nën-urdhërat e tij Shirkon dhe së bashku me të fituan Kupën e Kosovës dhe kualitetet e tij tashmë janë të qarta për timonierin e Yllit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.