Basketboll

IRLANDA RIKTHEHET NË PJESËN E DYTË DHE ELIMINON KOSOVËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër avantazhit në pjesën e parë, Përfaqësuesja e Kosovës A te femrat u mposht në gjysmëfinale të Evropianit për shtetet në zhvillim.

Kombëtarja Irlandeze arriti ta mposhtë ekipin tonë të Kosovës me shifrat 86-72.

Pjesa e parë e ndeshjes foli në të mirë të Kosovës që e mbylli atë me avantazh 35-41. Derisa në pjesën e dytë gjërat ndryshuan dhe Irlanda u rikthye fuqishëm në ndeshje, duke arritur që në fund ta fitojë krejtësisht duelin.

Te Kosova sot s’mjaftuan assesi për fitore, Saranda Daci me double-double(18pk, 10krc), Alexis Tolefree me 16 pikë, Era Shatri me 11 pikë e as Arbnore Përçuku me 9 sosh.

Te Irlanda në fitore u dalluan, Fiona O’Dwyer me 16 pikë e 10 kërcime, si dhe Sorcha Tiernan me 19 pikë.

Kosova nesër zhvillon ndeshjen për vendin e tretë me fituesin e duelit, Luksemburg-Maltë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.