Prishtinë(AsistiOnline) – Spanja e ka nisur me fitore jo fortë të lehtë Olimpiadën e sivjetme që po mbahet në Tokio të Japonisë.
‘Iberikët’ kanë triumfuar pikërisht ndaj nikoqirit të turneut, Japonisë me rezultat 77-88.
Rikcy Rubio me 20 pikë e 9 asiste, Victor Claver me 13 pikë e 9 kërcime, Marc Gasol me 12 e Alex Abrines me 11 pikë, spikatën në këtë triumf të Spanjës.
Te japonezët s’mjaftuan për fitore, Rui Hachimura me 20 pikë e Yuta Watanabe me 18 sosh.
Në xhiron e dytë të grupit, Spanja takohet me Argjentinën e Japonia me Slloveninë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.