Basketboll

RUSIA GJUNJËZON SERBINË NË GJYSMËFINALE, FAVORITIN PËR TA FITUAR OLIMPIADËN 3×3

Prishtinë(AsistiOnline) – Rusia është skuadra e parë finaliste e turneut të parë olimpik në 3×3.

Ekipi rus ka arritur të thyej pritshmëritë dhe ta eliminojë në gjysmëfinale, favoritin ndoshta kryesor për ta fituar turneun historik, Serbinë madje para kohës 10-21.

Me të vërtetë kjo ishte një befasi e dorës së parë, por ja që sporti i ka këto, ai që lufton më shumë edhe fiton e rusët sot e bënë këtë dhe ishin të pandalshëm sidomos për 3 pikë.

Në finalen e madhe, rusët e presin fituesin e duelit, Belgjikë-Letoni.

Të kujtojmë se 3×3 sivjet po debuton për herë të parë në histori si sport olimpik dhe po shihet qartë se ka tërhequr shumë shikueshmëri.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.