NESËR FILLON AFATI KALIMTAR NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS
Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar sot se afati kalimtar për të gjithë basketbollistët/et në të dyja konkurrencat fillon më 1 Gusht(nesër) dhe do të përfundojë më 10 Gusht në ora 16:00.
Në njoftim thuhet se të gjitha klubet janë të obliguara të respektojnë procedurat e regjistrimit të lojtarëve/eve.
Aktualisht ekipet kosovare janë mjaftë aktive në merkato, ku kanë janë realizuar por edhe paralajmëruar shumë transferime, si vendore, por edhe lojtarë të huaj.
Gjithashtu katër skuadra (Golden Eagle Ylli, Peja, Rahoveci dhe Prizreni 16) kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Unike, andaj pritet një edicion mjaft interesant.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.