Basketboll

ZYRTARE: JAN PALOKAJ BASKETBOLLISTI MË I RI I PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme në vend, Sigal Prishtina e ka bërë një goditje të fuqishme në këtë merkato.

Kryeqytetasit sot kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me alo-qendrën me prejardhje nga Kosova, por i lindur dhe rritur në Kroaci, Jan Palokaj.

21 vjeçari i lindur në Zagreb të Kroacisë, është i gjatë 1.94 centimetra dhe luan në pozitat 3-4, derisa në stinorin që lamë pas me Zarën ai kaloi mesatarisht 19 minuta në parket ku shënoi 5 pikë për ndeshje, në 61 ndeshje të luajtura.

Në dy sezonet e fundit të bashkëpunimit i riu nga Zagrebi fitoi tre trofe me Zarën. Sezonin që lamë pas ai kishte një rol shumë më të madh në ekip, ishte një lojtar standard i pesëshes të parë dhe luajti një rol të rëndësishëm sidomos në mbrojtje.

ASISTI vazhdimisht ka raportuar në lidhje me paraqitjet e Palokajt me Zarën dhe kjo si duket ju ka rënë në sy edhe skuadrave tona kosovare që e kanë parë atë si mundësi të mirë për ta përforcuar ekipin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.