SCOLA DHE CAMPAZZO SHKËLQEJNË, ARGJENTINA NË ÇEREKFINALE
Prishtinë(AsistiOnline) – Argjentina është kualifikuar në çerekfinale të Olimpiadës.
Argjentinasit të udhëhequr nga veterani Scola dhe Facundo Campazo, fituan ndeshjen vendimtare për kualifikim ndaj Japonisë me rezultat 97-77 dhe morën biletën e fundit për çerekfinalet e turneut olimpik.
Luis Scola kishte 23 pikë dhe 10 kërcime, derisa Facundo Campazzo realizoi triple-double me 17 pikë, 11 asistime dhe 7 kërcime, shkëlqyen në këtë fitore të madhe për Argjentinën.
Trajneri Sergio Hernandez nuk i fshehu ndjenjat e tij për Scolan pas ndeshjes duke reaguar kështu: “Ai është qesharak. Unë nuk mendoj se ai u ndal për një ditë të vetme gjatë 25 viteve të fundit. Edhe kur mbaron sezoni, të nesërmen ai del për të punuar me trajnerin e tij personal të basketbollit, trajner personal fizik. Ai ka një fushë basketbolli në shtëpinë e tij. Ai na shtyu në gara të mahnitshme gjatë 20 viteve të fundit. Edhe ai më shtyu mua. Unë kurrë nuk do të isha këtu pa Luis Scolan. E dashuroj atë. Unë e dua Luis Scolan“, tha pas ndeshjes trajneri i Argjentinës.
Për Japoninë s’mjaftuan për fitore eventuale, Yudai Baba që kishte 18 pikë e as Rui Hachimura 13 pikë e 11 kërcime.
Me dy humbje e 1 fitore, Argjentina u kualifikua në çerekfinale të Lojërave Olimpike, derisa mikëpritësi i këtyre garave prestigjioze u eliminua me 3 humbje nga po aq ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.