Basketboll

BARDH ISTREFI: KEMI PUNUAR SHUMË, SYNIM VETËM FITORET

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti perspektiv, Bardh Istrefi ka folur në lidhje me ekipin e Kosovës U-18 që do të paraqitet në Challengersin Evropian në Tiranë.

Në një prononcim për AsistiOnline, Istrefi ka folur në lidhje me përgatitjet që kanë bërë me ekipin e Kosovës, rëndësinë që ka Përfaqësuesja dhe synimet në këtë turne.

”Stërvitjet i kemi përfunduar dhe nesër e kemi lojën e parë kundër Shqipërisë. Kemi stërvitur shumë edhe gjatë muajit qershor, por më intenzivisht gjatë muajit korrik. Në vitin 2019 ishte viti im i parë kur isha pjesë e Përfaqësueses së Kosovës me U16. Jam shumë i lumtur që tash përsëri jam pjesë e Përfaqësueses. Meqenëse jemi përgatitur mjaftë, jam optimist që do të kalojmë me sukses. Synimet tona janë të fitojmë. Shpresoj të kemi edhe fat dhe të mos kemi lëndime”, u shpreh Istrefi.

Në nivel klubesh, 17 vjeçari është pjesë e ekipit gjerman, Metropol Ruhr.

Garat e Kosovës zhvillohen nga 3 deri më 8 Gusht. Dardanët e rinj janë në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë. Ndërkohë në grupin tjetër janë Luksemburgu, Andorra, Gjibraltari dhe Malta.

Sfida e parë për Kosovën do të jetë më 3 Gusht (nesër) ndaj Shqipërisë në Tiranë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.