EKSKLUZIVE: DRITA MUND TË MOS KTHEHET NË SUPERLIGË, KJO ËSHTË ARSYEJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër rikthimit të bujshëm në Superligë pas 7 viteve pritje, Drita e Gjilanit mund të mos ju hyjë fare garave të elitës kosovare për edicionin e ri.
Nga burime të afërta me klubin gjilanas, AsistiOnline.com ka mësuar se telashet financiare dhe gjendja e keqe e palestrës në Gjilan, janë dy shkaqet kryesore që mund ta lënë Dritën jashtë elitës kosovare të basketbollit edhe më tutje.
Po të njëjtat burime kanë treguar se Federata e Basketbollit të Kosovës i ka dhënë një afat shtesë klubit të Dritës për të parë, nëse mund të organizohet për gara dhe konfirmojë një gjë të tillë për një periudhë kohore.
Mbetet të shihet ditëve gjatë ditëve në vijim, se cili do jetë fati i Dritës. Rikthimi real në Superligë, apo klubi do të mbetet edhe më tutje në kategori më të ulëta.
AsistiOnline.com si gjithnjë do ju mbajë të informuar në lidhje me këtë çështje shumë delikate për klubin gjilanas e shpresojmë që gjërat të rregullohen pozitivisht.
Të kujtojmë se Drita e mbylli stinorin e rregullt në Ligën e parë si lidere me 35 pikë, 17 fitore e 1 humbje. Ndërsa në finale të ”play off”-it e mposhti Istogun dhe u inkuadrua direkt në Superligë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.