Basketboll

KB PRISHTINA ORGANIZON KAMP NË BASHKËPUNIM ME GJIGANTIN REAL MADRID

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme kosovare e basketbollit, KB Prishtina do të organizojë një kamp të madh për basketbollistët e rinjë në bashkëpunim me gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi kryeqytetas ka lëshuar njoftim ku thuhet se kanë nënshkruajtur marrëveshje bashkëpunimi për të sjellur për herë të parë një kamp ndërkomëtar të këtij profili – Kampin Basketbollistik me trajnerë të përzgjedhur dhe të trajnuar të gjigantit evropian të basketbollit, Real Madridit Clinics Foundation.

Tutje thuhet se kampi i përbashkët do të organizohet për të gjitha grupmoshat e reja të cilat do të kenë mundësinë të mësojnë nga trajnerët e një prej skuadrave më me traditë e më të suksesshme në botën e sportit.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës dhe pa ndërhyrje:

REAL MADRID FOUNDATION CLINICS NË BASHKËPUNIM ME STE ROBIN KRASNIQI DHE SIGAL PRISHTINA VIJNË ME KAMPIN E BASKETBOLLIT NË PRISHTINË

Një super lajm dhe super mundësi për adhuruesit e basketbollit, përkatësisht për gjeneratat e reja të Kosovës të cilët merren apo janë të interesuara të merren me lojën e bukur të basketbollit!

Edhe një herë KB Sigal Prishtina i then barrierat dhe i hap derën Basketbollit Kosovar dhe atij Shqiptar që të afirmohet në skenën ndërkombëtare, aty ku e ka vendin!

Klubi i Kampionëve KB Sigal Prishtina me STE/Robin Krasniqi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të sjell për herë të parë një kamp ndërkomëtar të këtij profili – Kampin Basketbollistik me trajnerë të përzgjedhur dhe të trajnuar të Real Madridit Clinics Foundation.

Kampi i përbashkët do të organizohet për të gjitha grupmoshat e reja të cilat do të kenë mundësinë të mësojnë nga trajnerët e një prej skuadrave më me traditë e më të suksesshme në botën e sportit!

Kampi fillon me 30 Gusht dhe përfundon me 10 Shtator. Regjistrimi për kamp fillon që nga dita e Martë me 10 Gusht 2021. Informatat mbi procesin e regjistrimit do të shpalosen në konferencën e rradhës për shtyp. Numri i pjesëmarresve kete herë është i limituar.

Presidenti i klubit Burim Maraj dhe nën-kryetari Shkumbin Jakupi u shprehën mjaft të lumtur që arritën të realizojnë këtë bashkëpunim me gjigantët evropian, arritje e cila u bë e mundshme falë Kompanisë MIK Sports dhe STE/Robin Krasniqi.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.