MOLDAVIA KUNDËRSHTARI I KOSOVËS U16 SOT
Përfaqësuesja e Kosovës U16 sot zhvillon ndeshjen e dytë të FIBA European Challenger te meshkujt, që ka nisur nga dje e do luhet deri më 21 Gusht në Prishtinë.
Ekipi dardan sot takohet me Moldavinë në duelin që fillon nga ora 17:00. Me Kosovën që dje arriti fitore të thellë e Moldavia u mposht nga Luksemburgu.
Në këtë Evropian marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia.
Takimet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse lejohen vetëm 15 % e tifozëve në bazë të kapacitetit të palestrës, sipas vendimit nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.
Orari për sot – 17 Gusht (e martë)
14:00 Gjibraltari-Malta
17:00 Kosova-Moldavia
20:00 Luksemburgu-Shqipëria
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.