Basketboll

PRISHTINA TRANSFERON NJË KROATO-AMERIKAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka regjistruar edhe lojtarin e tretë të huaj për edicionin e ri të garave.

Kryeqytetasit kanë shtuar në skuadër fundorin kroato-amerikan, Nikolas Tomsick.

Tomsick ka përvojë në liga të shteteve të forta si Kroaci, Gjermani, Angli, Suedi, SHBA e së fundmi në Islandë.

Fundori në fjalë në edicionin e fundit luajti me Tindastollin në elitën islandeze ku në 25 ndeshje pati mesatare të lartë të shënimeve me 20.5 pikë, 6.8 asiste e 4 kërcime për ndeshje.

Prishtina pritet ta kompletojë skuadrën me të huaj, duke transferuar edhe një lojtar por që ende si duket nuk e ka gjetur.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.