SOT RIKTHEHEN NDESHJET E EVROPIANIT U16, KOSOVA PËRBALLË SHQIPËRISE
Sot zhvillohen ndeshjet e katërta në grupe të FIBA European Challenger U16 për meshkuj në Prishtinë.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo përballje zhvillohet nga ora 17:00. Dardanët janë liderë me tri fitore në tri ndeshje, kurse kuqezinjtë kanë një fitore dhe dy humbje. Basketbollistët e rinj të Kosovës kanë shënuar mundur Maltën 117:20, Moldavinë 122:42 dhe Gjibraltarin 98:19, ndërsa Shqipëria ka fituar ndaj Moldavisë 67:56, kurse ka pësuar humbje nga Gjibraltari 52:56 dhe Luksemburgu 73:53.
Takimi i parë është mes Maltës dhe Moldavisë. Malta ka një fitore dhe dy humbje, ndërsa moldavët tri humbje.
Përballja e fundit është mes Luksemburgut që ka tri fitore dhe Gjibraltarit, që ka numëruar një fitore dhe dy humbje në këtë Evropian.
Të gjithë të pranishmit në palestër duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale.
Orari
20 Gusht (e premte)
14:00 Malta-Moldavia
17:00 Kosova-Shqipëria
20:00 Luksemburgu-Gjibraltari
/FBK/
Komentet janë të mbyllura.