ISH-REPREZENTUESI I KOSOVËS GJEN SKUADËR TË RE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-reprezentuesi i Kosovës, Malcolm Armstead ka gjetur skuadër të re për edicionin që po vjen.
Kosovaro-amerikani 32 vjeçar është transferuar në rradhët e ekipit ”Enosi Kavalas” që bën gara në Ligën e parë greke.
Të kujtojmë se Armstead ka luajtur në Kosovë edhe në aspektin ekipor për Prishtinën e Pejën dhe llogaritet si forcë vendore. Derisa ka karrierë mjaftë të bujshme në Evropë.
Në edicionin e kaluar, ai ishte pjesë e skuadrës elitare zvicrrane ”Fribourg Olympic”.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.