KAPITENI I DRITËS FLET PARA SUPERKUPËS, TREGON PËR PËRFORCIMET EVENTUALE…
Prishtinë(AsistiOnline) – Drita e Gjilanit nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë në basketbollin e Kosovës, pas rikthimit në edicionin e kaluar në Superligë.
Gjilanasit zhvillojnë duelin për Superkupë ndaj Prizrenit16 dhe kapiteni i ekipit, Qëndrim Demi ka folur për përgatitjet dhe vështirësitë e ekipit, por edhe synimet e tyre në këtë garë.
”Fillimisht dua të them se kemi pasur jo pak probleme për të siguruar palestren, pasiqë dihet që ende janë duke e shfrytëzuar me vaksinim në qytetin e Gjilanit. Me ushtrime kemi filluar shumë vonë, ku stërvitjet jemi duke i realizuar në palestër të një shkolle e cila nuk i plotëson kërkesat tona.
Ndeshjen të cilën do ta luajmë kundër ekipit të Prizrenit do të jetë shumë e vështirë ku neve si ekip ende nuk janë bashkangjitur përforcimet, por për këtë ndeshje do ta japim maksimumin vetëm me lojtarë vendorë dhe shpresojmë të tregojmë lojë sa më të mirë”, tha Demi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.