Basketboll

MINCHEV FLET PËR ASISTIN, PARA FINALES SË SUPERKUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i ri i Trepçës, Lyubomir Minchev ka arritur me ‘minatorët’ në finale të Superkupës së Kosovës që në start të sezonit.

Bullgari është prononcuar për AsistinOnline, para kësaj përballje shumë të rëndësishme që skuadra e tij e luan nesër ndaj Prizrenit 16.

”Kishim rreth 30 ditë për t’u përgatitur për këtë turne. Për trajnerët nuk është gjithmonë e mjaftueshme(thotë i buzëqeshur). Ne nuk luajtëm mjaftë ndeshje miqësore, por besoj se çdo ekip kishte të njëjtin problem. Lojtarët e dinë se çfarë dua prej tyre, sepse ne kishim stërvitje, por ndonjëherë ata harrojnë. Ata kanë nevojë për kohë për të krijuar zakonet e të mësuarit. Nuk ka lidhje çfarë besoj unë, është e rëndësishme se çka do të bëjmë nesër”, u shpreh Minchev.

Finalja e madhe e Superkupës mes Prizrenit 16 dhe Trepçës, zhvillohet nesër nga ora 17:00 në Prishtinë, derisa transmetohet direkt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.