SOT FINALJA E MADHE E SUPERKUPËS SË KOSOVËS
Pas shumë ndeshjeve interesante, radha është për finalen e madhe të Superkupës, ku do të përballen Prizreni 16 dhe Trepça.
Prizrenasit për të arritur në finale mundën Dritën bindshëm 106:69 dhe në gjysmëfinale Pejën 96:85, kurse mitrovicasit për të arritur në finale eliminuan Rahovecin 75:71 dhe Golden Eagle Yllin 81:69.
Gjashtë përballjet çerekfinale dhe gjysmëfinale dhuruan mjaft emocione dhe adrenalinë, e kështu pritet edhe finalja e madhe.
Të dy skuadrat e duan trofeun e çmuar të Superkupës për të nisur sa më mbarë edicionin e ri.
Finalja e madhe zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Për shkak të masave anti-Covid 19 nga Qeveria e Kosovës, finalja, ashtu si takimet tjera zhvillohet pa shikues.
Të gjithë personat në palestër duhet të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën sociale.
/FBK/
Komentet janë të mbyllura.