Basketboll

REALI FITON SUPERKUPËN E SPANJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Real Madridi e ka fituar Superkupën e Spanjës në basketboll.

Skuadra mbretërore ka triumfuar dje në finale të kësaj gare shtetërore, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 83-88.

Sergio Llull me 24 pikë, ishte më meritori për këtë triumf të madrilenëve, ndihmuar edhe nga Vincent Poirier me 16 pikë e 11 kërcime.

Te Barça s’mjaftuan assesi për fitore, Cory Higgins me 16 pikë e as Brandon Davis me 13 sosh.

Kjo fitore i siguroi Realit një trofe që në start të edicionit, derisa Barça rradhit dështimin e rradhës pas atij të edicionit të kaluar në finale të Euroligës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.