Basketboll

EKSKLUZIVE: KBF BASHKIMI NË BISEDIME TË AVANCUARA ME ISH-SELEKTORIN E SHQIPËRISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në Superligën e femrave është afër marrëveshjes me një trajner të ri për edicionin e ri të garave.

Siç ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com, drejtuesit e skuadrës prizrenase janë në bisedime të avancuara me ish-selektorin e Shqipërisë së meshkujve, Antonios Doukas.

49 vjeçari që ka përvojë me shumë skuadra nëpër botë, mund të zyrtarizohet si trajner i Bashkimit gjatë këtyre ditëve.

Doukas ka qenë trajner i shumë skuadrave greke, derisa në edicionin 2017/18 ka qenë edhe selektor i Kombëtares Shqiptare të basketbollit, si dhe ekipit të Tiranës të cilët i drejtoi edhe në BIBL një vit më vonë.

Përpos Greqisë dhe Shqipërisë, Doukas ka përvojë edhe në Spanjë, Maqedoni, Gjeorgji, Kinë e shtete të tjera dhe ka disa tituj kampioni të fituar e shpërblime të shumta si trajneri i vitit.

Me ardhjen e Doukas në krye të tyre, Bashkimi shpall kandidaturën për trofe në basketbollin e Kosovës, por edhe Ligën Unike.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.