Basketboll

DY DEKADA ME ASISTIN QË E NGRITI BASKETBOLLIN E KOSOVËS NË TJETËR NIVEL

Sonte nga ora 21:00, emisioni i parë në histori të televizioneve shqiptare i dedikuar ekskluzivisht basketbollit, feston ditëlindjen e 20-të.

Për 20 vjet, asistuesi i juaj Agon Fehmiu ju solli kënaqësi dhe bukuri basketbolli dhe sonte do t’ju kthej prapa në kohë.

Se çfarë rëndësie pati ASISTI në zhvillimin e basketbollit kosovar nga viti 99 e këndej? Si ndikoj ASISTI që fëmijët dhe rinia të çmenden pas basketbollit dhe ky sport të bëhet numër 1 në vendin tonë?

Si u rikthye në Artmotion dhe ndikoi në revolucionin të cilin po e përjeton basketbolli jonë?

Për këto dhe shumë më tepër flasin personalitetet vendore dhe ato ndërkombëtare si dhe mysafirët special në studio: Edmond Azemi, Drilon Hajrizi, Gëzim Morina dhe ish basketbollistja, Teuta Abdullahu.

Natyrisht, as në kte edicion festiv nuk do të mungojnë komplet analizat, statistikat dhe aksionet e xhiros 4 të ARTMOTION Superligës, ato të ABA dhe Euroligës, si dhe NBA.

Gjitha këto dhe shumë më tepër, të hënën nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 10 minuta pasmesnate në Klan Kosova, në ASISTIN 464 festiv…

20 vjet – ASIST

 

Komentet janë të mbyllura.