BASHKIMI MPOSHT TREPÇËN DHE I’A SHKAKTON DISFATËN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka mposhtur Trepçën në derbin e ditës së sotme në ArtMotion Superligën e Kosovës.
Portokallinjët kanë triumfuar sonte ndaj Trepçës me rezultat të përgjithshëm 87-83, duke u’a shkaktuar ‘xehtarëve’ humbjen e parë në këtë edicion.
Ishte ky një duel shumë interesant me Bashkimin që e nisi më mirë që në start dhe fitoi dy periodat e para të duelit(24-17, 24-21) dhe shkoi në pushim me rezultat 48-38.
Në pjesën e dytë, Trepça e nisi në formë fantastike dhe fitoi çerekun e tretë 14-23, ndëra prizrenasit u rikthyen shpejtë tek loja e mirë dhe fituan periodën finale(25-22), duke e konfirmuar kështu fitoren e madhe.
Në këtë fitore të prizrenasve sonte individët më të dalluar ishin, Julien Lewis me 22 pikë, 8 asiste e 6 kërcime, Avi Toomer me 16 pikë, 4 asiste e 4 kërcime, Anton Kazarnovski me 14 pikë, 4 kërcime e 4 asiste, si dhe Immanuel King me 13 pikë e 9 kërcime.
Te Trepça nuk mjaftuan assesi për fitore eventuale, Ty Cockfield me 19 pikë, 5 asiste e 5 kërcime, Samir Zekiqi me 15 pikë e Drilon Hajrizi me 14 sosh.
Në xhiron e rradhës, Bashkimi takohet me Prizrenin 16 në derbin lokal, derisa Trepça e pret Sigal Prishtinën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.