SUPER-NDESHJE NË ”KARAGAÇ”, NËN-KAMPIONI MPOSHT KAMPIONIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka fituar derbin e xhiros së shtatë në ArtMotion Superligë ndaj Yllit.
Pejanët kanë arritur triumf të madh ndaj Yllit në ”Karagaç” me rezultat 82-78.
Në një atmosferë fantastike u luajt kjo ndeshje e cila nisi më mirë për vendasit që fituan çerekun e parë 20-13, derisa i dyti i takoi Yllit 11-20 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 31-33.
Në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë edhe pse Peja e fitoi çerekun e tretë 30-21 dhe nisi periudhën vendimtare me +7 pikë. Ylli arriti të fitojë çerekun e katërt ngushtë(21-24), por jo mjaftueshëm për ta përmbysur ndeshjen dhe në fund fitorja i takoi Pejës.
Lider i Pejës në këtë fitore ishte Dardan Berisha me 23 pikë, 6 kërcime e 6 asiste, ndihmuar edhe nga Stephen Maxwell me 19 pikë, Arian Qallaku me 12 e Henrik Shirko me 11 sosh.
Te Ylli ishin të pamjaftueshëm për fitore, Mikaile Tmusiq me 22 pikë, Cameron Williams me 20 dhe Erjon Kastrati me 17 pikë e 10 kërcime.
Pas xhiros së shtatë, Peja merr kreun e renditjes tabelare me 13 pikë, 6 fitore e vetëm 1 humbje. Derisa, Ylli ka 11 pikë në pozitën e pestë dhe ka 3 fitore e 4 humbje.
Në xhiron e rradhës, Peja i shkon Bashkimit e Ylli luan ndaj Trepçës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.