Basketboll

SOT SUPER-DERBI I ELITËS SË FEMRAVE

Java e tretë në Superligën e Femrave do të sjellë derbin ndërmjet Bashkimit dhe Penzës.

Kjo sfidë zhvillohet sot nga ora 17:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Motion. Të dy skuadrat në këtë edicion kanë shënuar nga dy fitore dhe do të jetë një përballje interesante se kush do të mbetet e pamposhtur në elitën e femrave.

Skuadra pejane është e motivuar, pasi fituan Superkupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare, ndërsa edicionin e kaluar ishin shpallur kampionë, duke mundur në finale të “Play-offit”, pikërisht Bashkimin me seri 3:2. Skuadra prizrenase gjithmonë lufton për trofe dhe këtë do të mundohet ta dëshmojë edhe sot.

Të dy skuadrat duan vendin e parë dhe do të luftojnë për trofe në basketbollin e femrave në Kosovë, duke kujtuar që këto dy skuadra janë pjesë e Ligës Unike.

Në takimet tjera në vikend, Vëllaznimi do të ndeshet me Prishtinën favorite, kurse Trepça përballet me Kastriotin.

Superliga e Femrave-Java 3

E premte

17:00 Bashkimi-Penza

E shtunë

13:00 Vëllaznimi-Prishtina

E diel

11:00 Trepça-Kastrioti

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.