LIGA UNIKE (XHIRO 1): PESËSHJA E JAVËS NË ASIST
BROOKS (KAM), EDWARDS (KAM), SHIRKO (PEJ), ELDRIGDE (KAM), HYSENAGOLLI (TIR)
Xhiro e parë e Ligës Unike solli edhe pesëshen e parë fenomenale të javës në ASIST
Plejmejkeri më i mirë i xhiros së parë të Ligës Unike shpallet Reece Brooks i Kamza Basketit i cili ishte fenomenal ndaj Prizrenit me 16 pikë, 6 asistime e 4 kërcime duke vjedhur 2 topa dhe pasur efikasitet prej 60% nga loja për çka u notua me indeksin plus 20 , më të lartin për një plejmejker këtë xhiro
Fundori i Kamzës Abrian Edëards i cili ishte në prag të kompletonte shifrat magjike triple double duke shënuar 14 pikë, 9 kërcime e 8 asistime shpallet fundori më i mirë i javës në Ligën Unike me indeksin plus 23
Pozita e alosë i takon kroatit fantastik të Pejës, Henirk Shirkos i cili sërish bëri magji dhe me performansën fantastike ishte më meritori për fitore. Shirko luajti me dopuble double prej 22 pikëve e 11 kërcimeve, asistoi 4 herë dhe voddhi 2 topa për çka u vlerësua me indeksin +26.
Në pozitën e alo-qendrës më të mirë të javës së parë të LIgës Unike vjen lojtari i ndeshjes Ylli – Kamza, alo-qendra e tironasve, Mattheë Eldrigde i cili luajti me dyshifror të dyfishtë prej 23 pikëve dhe 11 kërcimeve, duek asistuar 3 herë dhe vjedhur 2 topa. Kjo shfaqje i solli indeksin e shkëlqyeshëm prej
+ 29
Në pozitën e qendrës, më i miri i kësaj jave shpallet Endrit Hysenagolli i cili shkëlqeu në duel ndaj vreshtarëve dhe luajti me double double monstruoz prej 24 pikëve e hiq më pak se 18 kërcimeve, shtoi edhe 4 asistime kurse me efikasitetin prej 66% nga loja për dy pikë e meritoi indeksin fantastiko-shkencor prej prej plus 38
MVP I XHIROS 1 : ENDRIT HYSENAGOLLI (TIRANA)
Epiteti i MVP-s së xhiros së parë, pa asnjë dilemë i takon qendrës fantastike të Tiranës, Endrit Hysenagollit i cili shkëlqeu me indeksin +38, më të lartin këtë javë
Komentet janë të mbyllura.