Basketboll

VIDEO LAJM LIGA UNIKE NË ASIST: KAMPIONI  STARTON ME FITORE

Golden Eagle Ylli e mposhti Vllazninë në udhëtim

(Asistionline) – Kampioni aktual i Ligës Unike, Golden Eagle Ylli e mposhti Vllazninë në udhëtim me rezultat 67:79.

Vëllaznia e nisi më mirë ndeshjen ku në pushim shkoi me epersi prej 5 pikëve 42:37 megjithatë therandasit ishin fantastik në pjesën e dytë ku në çerekun e tretë fillimisht e rëmbyen epersinë e në të katërtin arritën edhe të shkëputen deri në +14 për të e regjistruar fitore në xhiron e parë të Ligës Unike.

Më meritori për këtë fitore të Golden Eagle Yllit ishte Barret Benson që realizoi dyshifror të dyfishtë prej 16 pikëve e 12 kërcimeve ndërsa performancë mjaft të mirë pati edhe Erjon Kastrati që ndeshjen kësaj rradhe e nisi nga banka duke kontribuar me 17 pikë e 6 kërcime. Me pikë dyshifrore luajti edhe Gëzim Morina që pati 13 sosh ndërsa nga 10 pikë shtuan edhe Brandon Randolph dhe Ardit Pepaj.

Në anën tjetër tek Vllaznia e Shkodrës më të mirët ishin dyshja amerikane Cashman dhe Stove. Bryce Cashman ndeshjen e mbylli me dyshifror të dyfishtë prej 11 pikëve e 13 kërcimeve ndërsa Jonathan Stove shtoi 19 pikë, 7 kërcime e 6 asistime kurse nga forcat vendore kontriboi vetëm edhe ish-lojtari i Vëllaznimit të Gjakovës, Robert Shestani që shtoi 14 pikë e 4 asistime.

10 minutëshi i parë ishte i barabartë ku epersinë e patën që të dyja ekipet ndërsa Vllaznia arriti të shkëputet në +2 pasi Butler realizoi dhe u ndal në mënyrë të pa lejuar duke shënuar edhe nga gjuajtja e lirë për 19:17.

Rivaliteti vazhdoi edhe në çerekun e dytë ku epersia kaloi sa në njërën anë e sa në tjetrën megjithatë Vllaznia me një seri 7-0 me 5 pikët e Shestanit u shkëput në +6 për 36:30 ndërsa kur kishin mbetur 1 minut e 11 sekonda lojë me 3 pikëshin e Bessard vendasit krijuan edhe epersinë më të lartë në ndeshje +7 për 42:35 kurse në pushim ekipet shkuan pas shënimit të Mikalie Tmusicit për 42:37.

Kritikat e Adis Beciragicit dolën të jenë më të suksesshme pasi mysafirët në çerekun e tretë hynë më të koncentruar duke i ndalur në vetëm 9 pikë vendasit e duke realizuar 17 për të hyrë në çerekun vendimtar me epersi prej 3 pikëve 54:51.

Lojnën e mirë kampionët e Ligës Unike e vazhduan edhe në dhjetëminutëshin e fundit duke mos i lejuar vendasit më të afrohen kur filluan edhe shkëputjen në rezultat ndërsa 20 sekonda pa përfunduar dueli u shkëputën edhe deri në +14 për 59:65 ndërsa Cashman vendosi rezultatin final të ndeshjes me ngulitjen e tij për 67:79.

Në xhiron e dytë që zhvillohet vikendin e ardhshëm Vllaznia udhëton tek Kamza ndërsa Golden Eagle Yllin e pret derbi kosovar përballë Pejës në 13 Qeshori në Therandë.

PËR ADHURUESIT E BASKETBOLLIT NË ASIST, VIDEO LAJMI NË VAZHDIM

 

 

Komentet janë të mbyllura.