TREPÇA FITON THELLË NDAJ PRISHTINËS DHE RIKTHEHET NË KRYE TË TABELËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Klasikja e vjetër e basketbollit kosovar i ka takuar Trepçës që sonte e ka mposhtur Prishtinën në sfidën e mbetur nga xhiro e shtatë e ArtMotion Superligës.
Mitrovicasit me plotë meritë kanë mposhtur Sigal Prishtinën në ”Minatori” me rezultat 94-72.
Pjesa e parë(23-20, 24-17) e ndeshjes ishte më e barabartë me Trepçën që e mbylli me 10 pikë avantazh 47-37. Derisa loja e mirë e vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, pasiqë diferenca e madhe u bë në çerekun e tretë(26-16), ndërsa mitrovicasit e fituan edhe periodën vendimtare edhe pse më ngushtë(21-19), duke vulosur fitoren.
Për këtë fitore të madhe të Trepçës sonte u përkujdesën, Ty Cockfield me 22 pikë, Samir Zekiqi me 17, Drilon Hajrizi me 16 dhe Gerald Blackshear me 10 pikë.
Ndërsa te Prishtina lojë të mirë shfaqën, Dachon Burke me 16 pikë, Wendell Mitchell e Don Polloshka me nga 14, si dhe Lejson Zeqiri që shtoi 11 pikë.
Pas kësaj sfide, Trepça rikthehet në krye të tabelës me 14 pikë, 6 fitore e 2 humbje. Derisa Prishtina gjendet si e 5-ta me 12 pikë, 4 fitore e 4 humbje.
Në xhiron e nëntë, Trepça i shkon Prizrenit 16 e Prishtina poashtu luan në udhëtim te Peja.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.