Basketboll

KB PEJA SUSPENDON NJËRIN PREJ LOJTARËVE KRYESORË!

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar sot se ka suspenduar njërin nga lojtarët kryesorë të ekipit, duke tregar se nuk e ka problem me këdo që nuk respekton rregulloret e klubit.

Bëhet fjalë për alonë kroate, Henrik Shirko për të cilin sipas njoftimit të lëshuar, klubi ka vendosur ta suspendojë për shkak të thyerjes së rregulloreve të klubit..

”KB Peja njofton adhuruesit e saj se ka marr vendim për suspendimin e lojtarit të saj Henrik Sirko. Suspendimi ka ardhur pas një incidenti pas ndeshjes mbrëmë në Suharekë, ku lojtari në fjalë ka shkelur rëndë rregulloret dhe kodet e mirësjelljes së klubit tonë.
Klubi jonë është i detyruar të marrë një vendim të tillë për të respektuar rregulloret tona dhe atmosferën e ekipit”, thuhet në njoftim.
Mbetet të shihet ditëve në vijim se cili do jetë vendimi i ri nga klubi i Pejës në lidhje me Shirkon.
/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.