EKSKLUZIVE: KBF BASHKIMI LIRON DY LOJTARET AMERIKANE
Prishtinë(AsistiOnline) – Rezultatet jo të mira të skuadrës në start të kampionatit, duket se kanë bërë që drejtuesit e KBF Bashkimit të mendojnë për ndryshime në roster.
AsistiOnline.com ka mësuar se nga kampi i vashave prizrenase tashmë është larguar dyshja amerikane, Takyra Gilbert e Janae Barnes të cilat dëshpëruan me paraqitjet e tyre.
Skuadra e Bashkimit pritet që shpejtë ti zëvendësojë ato me lojtare të reja dhe të këndellet e ta vazhdojë luftën për trofe të cilën e ka synim të patjetërsueshëm.
Te Bashkimi aktualisht luan vetëm një lojtare e huaj, qendra Chervelle Cox.
/AsistiOnline.com/


Komentet janë të mbyllura.