Basketboll

EKSKLUZIVE: PEJA ZËVENDËSON SHIRKON ME NJERIUN QË KA SHËNUAR 38 PIKË NË NBA G-LEAGUE

Prishtinë(AsistiOnline) – Suspendimi dhe largimi i Henrik Shirkos ka sjellur risi në rosterin e klubit të Pejës.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, pejanët kanë gjetur shpejtë zëvendësimin e Henrik Shirkos të cilin e kanë larguar pas një incidenti që e shkaktoi me zyrtarë të klubit.

Tyrone White i gjatë 2.01 centimetra nga Portlandi i SHBA-ve, pritet të përforcojë rradhët e Pejës, derisa lajmin për ardhjen e tij në Kosovë e ka konfirmuar edhe menagjmenti i lojtarit.

Karrierën profesioniste 31 vjeçari e ka nisur në ekipin nga NBA G League, ”Rio Grande Valley Vipers” me të cilët në një ndeshje të vetme ka arritur të shënojë deri në 38 pikë.

Më pas, White ka luajtur për kolegjin nga NCAA1 ”California State Bakersfield” e pas këtyre përvojave ai ka luajtur edhe në Argjentinë, Uruguai, Republikë Dominikane dhe Ekuador, derisa së fundmi është paraqitur në Meksikë.

Basketbollisti që mund të luajë tri pozita të ndryshme(2/3/4) te Peja pritet të sjellë freski të madhe dhe vazhdimin e luftës për trofe.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.