VIDEO LAJM: PRIZRENI 16 – TREPÇA (ARTMOTION SUPERLIGA XH-9)
TREPÇA ME RIKTHIMIN SENZACIONAL NGA MINUS 15 NË PLUS 24
(AsistiOnline) – Trepça ka lënë mbrapa humbjen e thellë të pësuar xhiron e kaluar nga Golden Eagle Ylli dhe ka triumfuar si mysafire e Prizrenit 16 me rezultat 93:78 edhe pse fillimi nuk premtonte një fitore të këtillë.
Kjo ndeshje ishte shumë interesante dhe specifike për shumë arsye: rikthimi i prizrenasve në Sezai Surroi pas një kohe të gjatë dhe dueli i parë pas incidentit me Pejën; ndeshja e kthimit pas incidentit në Minatori ndërmjet lojtarëve të këtyre dy skuadrave dhe një start i furishëm i vendasve me plus 15 pikë të cilin në mënyrë sensacionale e rikthyen në favor të vetin mitrovicasit. Por po shkojmë me radhë.
RIKTHIMI NË SEZAI SURROI PAS SAKTËSISHT 6 MUAJVE
Dueli me Trepçën ishte Në rikthimin e Prizrenit 16 në palestrën “Sezai Surroi” saktësisht pas 6 muajve kur me 4 Maj kishte zhvilluar ndeshjen e fundit në tempullin e basketbollit prizrenas , atë duelin e pestë gjysmëfinal të Play Offit kundër Pejës kur ndodhi incidenti pas të cilit prizrenasit u dënuan dhe eliminuan.
PËRBALLJA E PARË PAS INCIDENTIT NË NDESHJEN E PARË NË MINATORI
Në fund të ndeshjes së zhvilluar me 19 Shtator në Minatori të Mitrovicës të cilën e kishte fituar Trepça, duke iu revanshuar Prizrenit 16 për humbjen në finalen e Super Kupës së Kosovës dhe duke e mposhtur me rezultat 97:90, kishte ndodhur incidenti kur ishte sulmuar plejmejkeri aktual i prizrenasve Ivan Koljeviqi , ish lojtari i mitrovicasve dhe në të cilin u përfshin lojtarët e skuadrave. Epilogu kishte qenë gjoba prej 5000 euro për Trepçën kurse Drilon Hajrizi, Valdrin Haxhiu dhe Burim Zekiqi ishin dënuar me nga një ndeshje mos lojë dhe gjobë prej 600 euro secili. Gjithashtu, zyrtari i Trepçës Bujar Istrefi ishte përjashtuar përjetë nga kryerjet e detyrës te Trepça.
PRIZRENI 16 STARTON FURISHËM ME PLUS 15 (30:15)
Vendasit startuan në mënyrë fantastike në duelin e dytë me Trepçën në kuadër të Artmotion Superligës. Skuadra me sulmin më të frikshëm në ligë, Prizreni 16 startoi me 27 pikë në çerekun e parë ndërsa lejoj vetëm 15 ndërkohë, ish playmakeri i Trepçës tash i bardhezinjve prizrenas, Ivan Koljeviqi menjëherë në fillim të çerekut të dytë (Ç2 – 09:27) me treshe i dha vendasve epërsinë më të thellë në këtë takim, plus 15 pikë (30:15). Mirëpo, kjo treshe doli të jetë fatkeqe për vendas sepse nga ky çast ata e morën tatëpjetën.
KUNDËRPËRGJIGJE E FRIKSHME E TERPÇËS NGA E CILA VENDASIT NUK U KËNDELLËN
Në 5 minutat e ardhshme Trepça ndërmori seri të tmerrshme prej 20 me 1, të cilën e nisi Gordon ndërsa e mbylli Valdrin Haxhiu duke e shndërruar minus 15-shin në plus 4 (31:35). Prizrenasit tentuan të përgjigjen por me kot sepse mysafirët e udhëhequr nga Drilon Hajrizi deri në fund të pjesës së parë madje e shtuan avantazhin në 8 pikë (47-39).
Se sulmi i Arbnor Rifatit nuk funksiononte në dhjetëminutëshin e dytë e tregon fakti se lojtarët e tij shënuan totalin prej vetëm 4 nga 18 tentimeve për dy dhe tri pikë. Kjo ishte plotësisht e kundërta nga efikasiteti i treguar në çerekun e parë kur realizuan 10 nga 16 tentimet.
Kjo seri si duket demoralizoi rëndë vendasit pasi Trepça demoloi rivalin me 32-11.
Nga kjo goditje, Prizreni nuk arriti të këndellet dhe në vazhdim Trepça vazhdoi me ritëm të njëjtë madje pas treshes së Samir Zekiqit, kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 30 sekonda deri në fund të Ç3, xehetarët arritën epërsinë më të thellë prej 24 pikëve (71-47).
Fakt interesant në kët ndeshje ishte se: në çerekun e parë Prizreni realizoi 27 pikë kurse në dy çerekët pasues, total prej 23 sosh: 12 në të dytin dhe 11 në të tretin.
Pas kësaj, çereku i katërt ishte vetëm formalitet dhe në fund Trepça shënoi fitoren e 7 kampionale dhe mori kryesimin e Artmotion Superligës
Në këtë fitore të mitrovicasve, pesë lojtarë realizuan pikë dyshifrore. Cockfield Jr. për pak nuk kompletoi double double dhe ndeshjen e mbylli me 20 pikë e 9 asistime krse afër dyshifrorit të dyfishtë ishte edhe Michael Gordon që shtoi 14 pikë e 8 kërcime. Snajperisti më i rrezikshëm doli të jetë Drilon Hajrizi me 14 pikë, prej tyre 4 treshe nga 6 tentime njëherësh duke shtuar 7 kërcime dhe 5 asistime. Kapiteni Valdrin Haxhiu luajti me 14 pikë ndërsa Samir Zekiqi e mbylli natën me 13.
Te bardh e zinjtë prizrenas u dallua tandemi i të huajve Koljeviq-Fells. Ndaj ish skuadrës së tij, Ivan Koljeviqirealizoi 20 pikë ndërsa Courtney Fells nuk ishte i disponuar dhe duelin e përfundoi me 14 pikë e 8 kërcime.
Ndeshjen e ardhshme Trepça e zhvillon në Minatori ndaj RC Cola Dritës kurse Prizreni 16 do të duhej të takohet me Golden Eagle Ylli mirëpo marr parasysh se tash e tutje rezultatet e Ligës Unike numërohen edhe për Artmotion Superligë, ky duel do të zhvillohet sipas kalendarit të Ligës Unike, të dielën me 19 Dhjetor.
VIDEO-RAPORTI NË LINKUN MË POSHT
Komentet janë të mbyllura.