Basketboll

BASKETBOLLISTË TË TALENTUAR EDHE NË RRADHËT E RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër se është ri-themeluar vonë si ekip, KB Rahoveci ka arritur të konsolidojë rradhët e veta duke krijuar edhe një shkollë tejet serioze të klubit.

Me formimin e shkollës së klubit, tashmë tek Rahoveci jemi duke i parë disa basketbollistë të talentuar të cilët mund të japin kontribut në të ardhmen e afërt edhe për ekipin e parë.
________________________________

Aktualisht te Rahoveci me sukses po paraqitet aloja 200 centimetërshe Visar Ejupi i cili në 6 ndeshje me ‘vreshtarët’ ka pasur mesatarisht 9.8 minuta për lojë me 4.7 pikë, 1.7 kërcime e 0.3 asiste për ndeshje. Përpos Rahovecit, Ejupi paraqitet edhe në Ligën e parë me Marigona Hill Prishtinën. Vlen të ceket se gjatë verës, Ejupi ka luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës U-18 në European Challengers, duke e fituar në fund këtë turne, ndërsa nga organizatorët është përzgjedhur si MVP i garës.

Visar Ejupi

Disa nga basketbollistët e tjerë të rinjë te Rahoveci janë edhe Hadis Durguti, Berat Durguti e Donat Oruqi. Të kujtojmë se prodhim i Rahovecit llogaritet edhe Bardh Rexha që aktualisht po luan me Vëllaznimin e Gjakovës.

Berat Derguti

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.